2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shaip Kamberi i gëzohet shpërfytyrimit të Vuçiqit me një foto të presidentit serb

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka publikuar një fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e cila mund ta përshkruajë gjendjen e tij këto ditë, pasi aleati i saj, Rusia e vendosi atë në pozitë “jashtëzakonisht të vështirë” – siç e përshkroi ai vetë – me nisjen e pushtimit të Ukrainës.

Pas presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar për ta bërë të qartë pozicionin e Serbisë lidhur me zhvillimet në Ukrainë, ajoi votoi pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe t’i tërheq të gjithë trupat, por refuzon t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve kundër Vladimir Putinit. Kështu, pozita e saj nuk është ndryshon shumë për të mirë me këtë votë.

- Advertisement -

Vuçiq mbrëmë i është adresuar Serbisë për t’i komentuar zhvillimet e fundit botërore pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Ai ka thënë se shteti i tij tani gjendet në pozitë të vështirë, pasi tha se nuk ka “mirëkuptim” për pozitën e serbëve në botë.

“Në skenën botërore kanë ndodhur ndryshime tektonike dhe Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe ka më pak mirëkuptim se kurrë për pozitën e Serbisë dhe popullit tonë kudo në botë. Pothuajse nuk ka asnjë përfaqësues të vendeve të mëdha me të cilin nuk kemi biseduar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Vuçiq e ka parashikuar shtimin e presionit mbi shtetin e tij nga fuqitë perëndimore.

“Kam biseduar personalisht me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, me Ursula von der Layen, me presidentët e Francës dhe Gjermanisë. Kam shkëmbyer mesazhe me krerët e Këshillit Evropian, për votat tona dhe gjithçka tjetër. Serbia po përballet me një presion të madh dhe me faktin se pak njerëz duan të dëgjojnë argumentin tuaj, atëherë e keni të qartë se sa e vështirë është pozita jonë. Unë mendoj se ky është vetëm fillimi, presioni mbi vendin tonë do të jetë i madh në periudhën e ardhshme. Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë. E patë që shqiptarët aplikuan për anëtarësim në NATO, e patë që morën mbështetjen e një force si Turqia”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Vuçiq ka folur edhe për shtetin e Kosovës, i cili sipas tij, do të pranohet në OKB pas zhvillimeve të fundit. Ai ka shtuar se Rezolutës 1244 do t’i vije fundi.

“Disa nga iniciativat e ardhshme do të jenë përjashtimi i Rusisë nga OKB-ja. Ata planifikojnë të nisin një mosmarrëveshje në bazë të nenit 6. Pastaj hap derën për ndryshimin e Rezolutës 1244, pas së cilës nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit