3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

10 autoblinda ruse digjen në shesh, qyteti kyç ende i Ukrainës

Rekomandime

Forcat speciale ukrainase dërrmuan ato ruse në Hostomel edhe sot. Kjo pikë strategjike kyçe në pushtimin e Kiev mbetet në duar të Ukrainës pas 8 ditë rresht që tentuan ta pushtojnë por s’ia dolën, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

10 autoblinda ruse duke u djegur në shesh shihen në xhirimin e lëshuar nga forcat speciale ukrainase Alpha, që kanë mbajtur qytetin Hostomel që nga dita e parë kur e çliruan nga njësitet desantë ruse që e kishin pushtuar pas zbritën nga ajri. Ai njësit prej 150 ushtarësh elitë rus ishte ‘zhbë’ tërësisht sipas raporteve dhe xhirimeve që dolën.

Aeroporti në Hostomel dhe ai në Antonov ishin pjesë kyçe e ushtrisë ruse për të zbritur trupat e tyre për të pushtuar Kievin me shpejtësi dhe anashkaluar rezistencën e egër të ukrainasve në qytetin Chernihiv. Çlirimi i Hostomel shpejt nga ukrainasit kishte prishur këtë plan dhe kishte kryer mbrapsht avionët transportues rus po atë ditë.

Beteja të rënda në qarkun e Kiev ka vazhduar që prej ditës së parë dhe qyteti Irpil dhe Hostomel që janë në qarkun e kryeqytetin vazhdon edhe sot dhe të mbeten nën kontrollin e ukrainasve.

- Advertisement -

Sipas xhirimeve të dala qyteza Hostomel forcat speciale ukrainase Alpha kanë mbajtur qytetin edhe sot dhe kanë zmbrapsur një sulm të rusëve përsëri ku shihen 10 autoblinde ruse të shkatërruara dhe duke u djegur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit