3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Dyshimet e Limajt për pushtimin e Ukrainës: Si mund të pushtohet një territor i tillë për shtatë ditë

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së Fatmir Limaj ka analizuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ai thotë se çfarë aleance ishte NATO dhe i janë dashur tri javë apo një muaj për të arritur deri në Bagdad, derisa sipas tij Rusia lehtë arriti në Kiev.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Putini si duket është keq informuar në lidhje me disponimin e popullit të Ukrainës.

- Advertisement -

“Ata kanë pritur se do të bëjnë një ekskursion sikurse në Krime gjatë vitit 2014, kur rusët invaduan pa asnjë rezistencë. Ata kanë menduar se edhe në pjesën tjetër të Ukrainës do të priten në heshtje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se lufta në Ukrainë është ndryshe nga të gjitha luftërat tjera.

“Nuk besoj se ka ndonjë njeri normal që ka pritur se një territor i tillë si i Ukrainës të pushtohet për një javë ditë. Ne kemi parë se si janë futur forcat rusë në pikat kufitare. Mbetet për t’u parë nëse kjo është strategji i ushtrisë ukrainase apo dobësi e tyre. Në kushte normale do të ishte dashur të shohim që lufta të zhvillohej në kufi. Por forcat ruse me kolona po futen pa rezistencë në pika kufitare”.

- Advertisement -

Megjithatë ai thotë se është e palogjikshme mënyra se si lëvizë autokolona e ushtrisë ruse.

“Ata janë totalisht të ekspozuar dhe pa mbrojtje të këmbësorisë. Tashmë tanket nuk po lëvizin në pozicione ushtarake të shtrira, por po ecin rrugëve sikurse në shtëpi të vetë. Ekspozim më të mëdha se forcat ruse tashmë nuk ka”.

- Advertisement -

Limaj thotë se si duket Ukraina qëllimisht ka lënë ushtrinë ruse të futet brenda.

“Me logjikën ushtarake unë e di që janë tri objektiva: Qëllimi pse shkohet në luftë, minimizimi i humbjeve të ushtarëve dhe minimizimi i humbjeve të civilëve”.

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se tanket ruse brenda blloqeve te banimit janë objektiv i lehtë për t’u gjuajtur nga këmbësoria.

Limaj thotë se për herë të parë, në një luftë të përmasave të tilla duket që ka më shumë ushtarë të vrarë se civilë.

Ai ka dyshime për rrjedhën e deritanishme të luftës.

“Njerëzit normal nuk kanë pritur 600 mijë km2 të pushtohen për një javë me 200 mijë ushtarë. Kjo është e pamundur. Kthehuni shihni sa ka zgjatur lufta në Irak. Çfarë aleance ishte NATO dhe i janë dashur tri javë apo një muaj për të arritur deri në Bagdad. Ukrainë është sa 20 iraka edhe për nga territori, e të mos flasim për nga fuqia ushtarake. Ushtarakisht për ta pushtuar atë territor duhen 3-4 milionë forca ushtarake. Unë pres që dita ditës të ashpërsohet lufta”, tha ndër të tjera Limaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit