13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Arabia Saudite i ofron një zgjidhje Putinit për krizën Rusi-Ukrainë

Rekomandime

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është ofruar, gjatë një bisede telefonike me liderin rus Vladimir Putin, që të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat, Bin Salman tha se vendi i tij mbështet “përpjekjet që çojnë në një zgjidhje politike që çon në përfundimin e Iuftes dhe që garanton sigurinë dhe stabilitetin.

- Advertisement -

Ai trajtoi gjithashtu shqetësimet rreth energjisë sa i përket situatës në Ukrainë, duke riafirmuar angazhimin e vendit të tij ndaj marrëveshjes OPEC +, një pakt i bërë nga 10 prodhuesit kryesorë të naftës bruto dhe Rusia për të pompuar gradualisht më shumë naftë në treg për të përmbushur kërkesën.

Arabia Saudite, e cila e konsideron Rusinë si partnerin e saj kryesor në aleancën OPEC+, tha të martën se “mbështet përpjekjet ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në Ukrainë”.

Nafta ruse nuk është shënjestruar drejtpërdrejt nga sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës, të paktën deri më tani. Në fakt, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë bërë të pamundurën për të shmangur goditjen e karburanteve të Rusisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit