2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Deputetja e Ukrainës: Serbia ka qenë gjithmonë pro-ruse

Rekomandime

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Lesia Vasylenko ka thënë për Televizionin 7 se Serbia duhet që të zgjohet nga gjumi dhe të mendojnë për situatën e krijuar në Ukrainë, ku Rusia tash e 9 ditë ka filluar agresionin ushtarak atje, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Deputetja tha se Serbia ka qenë gjithmonë proruse dhe aleate të Rusisë.

“Serbia ka qenë gjithmonë pro-ruse dhe ata votojnë me Rusinë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. E njëjta gjë me Indinë, Kinën, Sirinë dhe Korenë e Veriut. Ato janë vende që kanë bërë zgjedhjen e tyre se me kë duan të jenë aleatë dhe nëse do t’u flisja njerëzve të Serbisë tani, do t’i nxisja ata të zgjohen nga gjumi dhe të mendojnë për situatën nga një këndvështrim tjetër”, tha ajo për T7.

Më tutje, deputetja e Ukrainës i bëri thirrje Serbisë që të mendoj se kë po e mbështesin, duke përmendur kështu që presidenti rus, Vladimir Putin ka filluar pushtimin e një vendi me 44milionë banorë, e ku shumica janë gra dhe fëmijë.

- Advertisement -

“Me kë duan të bashkohen? Me një lider totalitar të çmendur psikopat që nuk ndalet para asgjëje për të shkatërruar vende dhe kombe të tëra apo duan të jenë atje së bashku me botën demokratike dhe të bashkohen me përfitimet e shoqërive të qytetëruara? Unë në fakt do të thosha se po e rreshtoni veten seriozisht me një vend që po dërgon trupat e tij orë pas ore duke i rritur numrin e ushtarëve për të vrarë një komb me 44 milionë njerëz ku gjysma e tyre janë gra dhe fëmijë. Sinqerisht, a nuk kanë rëndësi jetët e njerëzve për ju?”, tha më tutje ajo për T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit