Gazetari hulumtues dhe drejtori ekzekutiv i “Bellingcat”, Christo Grozev, fitues i çmimeve të rëndësishmë ndërkombëtare për gazetari hulumtuese, ka zbuluar që Rusisë po i mbarojnë rezervat.
Gazetari bullgar ka thënë se Rusia ka rezerva për ta vazhduar luftën vetëm deri të dielën.
Pas të dielës, ka shkruar ai, Rusia do të kolapsojë.
Po ashtu, është paralajmëruar edhe një pako e re shkatërruese sanksionesh nga Perëndimi mbi Rusinë nga e hëna e ardhshme.
⚡️ Bellingcat investigator Christo Grozev says that #Russia has resources left for the war until Sunday, after which they will collapse.
Also next week, Russia is facing sanctions, the scale of which “we have not seen before”, and they will also affect Putin
— NEXTA (@nexta_tv) March 4, 2022
“Do të jenë sanksione që nuk janë parë kurrë më parë”, thuhet në raportimin e “Nexta”-s.
Këto sanksione, për të cilat nuk ka informacione konkrete, pritet ta godasin fuqishëm Putinin, qeverinë e tij dhe njerëzit e fuqishëm që i ka pas vetes.