0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Një shpërthim bërthamor në Ukrainë do të ndihej edhe në Kosovë

Rekomandime

Profesori i Fizikës Bërthamore, Sadik Bekteshi, ka thënë që një shpërthim bërthamor në Ukrainë do të ndihej edhe në Kosovë, madje dukshëm, marrë parasysh potencën e kësaj energjie.

Këto komente të Bekteshit erdhën pas raportimeve se Rusia e ka bombarduar një central bërthamor në Ukrainë, të cilën e pushtoi në shkurt.

- Advertisement -

“Kapacitetet e këtij centrali bërthamor janë shumë të mëdha. Është njëri prej centraleve më të mëdha në Evropë, prandaj edhe kapaciteti i tij është i madh, natyrisht në rast të një aksidenti, edhe dëmet do të ishin më të mëdha”, ka thënë Bekteshi.

Ato pasoja do të ishin kryesisht në atë që gjatë një shpërthimi lirohet rrezatim bërthamor dhe ai rrezatim ngrihet në ajër përmes pluhurit apo gjërave të tjera, shpërndahet nëpër Evropë dhe ai rrezatim mandej përhapet në të gjithë Evropën”.

Sipas Bekteshit, se sa përhapet rrezatimi bërthamor, kjo varet edhe nga kushtet atmosferike, por thotë se në Kosovë do të vërehej ky rrezatim shumë, pasi që është gjashtë herë më i fortë se ai i Çernobilit, i cili po ashtu ishte ndier edhe në Kosovë.

- Advertisement -

“Ne kemi përvoja prej Çernobilit në atë kohë deri në Kosovë ka qenë rrezatimi i ngritur edhe në Kosovë, pra nëse tash parashihet që ka me qenë gjashtë herë më i madh, veç mund ta nënkuptojmë se sa kishte me qenë një rrezatim i tillë”.

“Me siguri që po, pasojat do të ishin të mëdha, në qoftë se kishte me ndodhë. Për fat, nuk ka ndodhur dhe nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë sepse dihen cilat janë pasojat”.

- Advertisement -

“Pasojat janë, mbetje radioaktive ngrihen në ajër, pastaj bien në tokë dhe shumë substanca radioaktive rrezatojnë rrezatim të ndryshëm, i cili është mjaft i rrezikshëm për botën e gjallë”.

“ Kontaminim ka. Ajo më e keqja tjetër është që aty ka edhe substanca radioaktive, të cilat qëndrojnë, nuk zbërthehen, me vite e vite janë aty. Pra aty, të gjitha qeniet e gjalla kanë pasoja, njerëzit, bimët e kështu me radhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit