7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vulin i frikësohet antarësimit në NATO thotë se Kosova do ta bombardonte Serbinë

Rekomandime

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i është frikësuar anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke pretenduar se kjo e fundit do ta bombardonte Serbinë.

Javën e kaluar, në parlamentin e Kosovës, i nxitur nga sulmi rus në Ukrainë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi nisjen e negociatave për anëtarësimin në NATO.Karshi kësaj çështjeje, me frikë është deklaruar edhe Vulini.

- Advertisement -

“Ju dëshironi ta bëni Kosovën anëtare të NATO-s pa përmbushur asnjë standard dhe rruga për në NATO është më e komplikuar se sa për Bashkimin Evropian”, deklaroi Vulin duke u paraqitur sot në programin e mediumit pro-qeveritar TV Pink.

“Nëse i kaloni të gjitha këto, ju po i përgatitni ata [Kosovën] t’u jepni atyre mundësinë për të sulmuar serbët, për të provokuar shtetin e Serbisë deri në atë pikë sa nuk mund të mos përgjigjet”, tha ministri serb.

Vulin një javë më herët ka dhënë deklarata kërcënuese karshi çështjes së anëtarësimit të Kosovës në NATO. Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar krerë institucionalë të Kosovës, duke i quajtur të papranueshme ato.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit