14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Një video që bëri të qajë botën: Djali i vogël kaloi kufirin krejtësisht i vetëm

Rekomandime

Janë viktimat më të pafajshme të luftës së Vladimir Putin në Ukrainë.

Imazhet e fëmijëve që kalojnë kufijtë duke qarë, po mallëngjejnë botën. Megjithëse Rusia thotë se nuk po i shënjestron civilët, mbi 38 fëmijë thuhet të jenë vrarë deri më tani.

- Advertisement -

E qarë që të copëton zemrën ajo e këtij vogëlushi ukrainas. Ofensiva e pamëshirshme e Rusisë e ka detyruar të lërë pas shtëpinë dhe lodrat, për të kërkuar mbrojtje në një vend të huaj. Është vetëm një prej mijëra viktimave të pafajshme të luftës, që çdo ditë kalojnë kufijtë për t’i shpëtuar bombave.

Mes lotësh janë ndarë me baballarët që i duhet të qëndrojnë në Ukrainë për të luftuar, por ka dhe nga ata që largohen të vetëm. Kostanin dhe Irina u detyruan të përcillnin dy vajzat 6 dhe 12-vjeçare drejt një zone më të sigurt, mes raportimeve se qyteti i tyre Odesa do të bombardohej.

Më e dhimbshme historia që sjellin me vetë këtë të mitur që janë strehuar në një qendër për fëmijë në Lviv. Janë fëmijë jetimë, që përveçse fillimit të vështirë në jetën pa prindër, nuk i kursyen as bombat ruse. Tani janë të sigurt, por të shënjuar nga trauma e luftës.

- Advertisement -

Ishin shumë të shqetësuar kur erdhën. Kur dëgjuan sirenat e para gjatë ditës. Disa kishin sulme paniku. Më shihnin me sytë e frikësuar dhe dridheshin nga ankthi”, thotë drejtoresha e qendrës, lviv, Svitlana Harvyliuk.

Sytë e këtyre fëmijëve tregojnë dramën e vërtetë të luftës, e megjithatë ata mund të konsiderohen fatlumë. Mbi 38 të mitur nuk arritën dot në kohë të gjenin vendstrehim, ndërsa zjarri i ushtrisë ruse i gjeti më shpejt. E ndërsa lufta sa vjen e bëhet me egër, bilanci i jetëve të këputura ende pa nisur pritet të bëhet edhe më tragjik.

- Advertisement -

Mes lotësh janë ndarë me baballarët që i duhet të qëndrojnë në Ukrainë për të luftuar, por ka dhe nga ata që largohen të vetëm. Kostanin dhe Irina u detyruan të përcillnin dy vajzat 6 dhe 12-vjeçare drejt një zone më të sigurt, mes raportimeve se qyteti i tyre Odesa do të bombardohej.

Më e dhimbshme historia që sjellin me vetë këtë të mitur që janë strehuar në një qendër për fëmijë në Lviv. Janë fëmijë jetimë, që përveçse fillimit të vështirë në jetën pa prindër, nuk i kursyen as bombat ruse. Tani janë të sigurt, por të shënjuar nga trauma e luftës.

Ishin shumë të shqetësuar kur erdhën. Kur dëgjuan sirenat e para gjatë ditës. Disa kishin sulme paniku. Më shihnin me sytë e frikësuar dhe dridheshin nga ankthi”, thotë drejtoresha e qendrës, lviv, Svitlana Harvyliuk.

Sytë e këtyre fëmijëve tregojnë dramën e vërtetë të luftës, e megjithatë ata mund të konsiderohen fatlumë.

Mbi 38 të mitur nuk arritën dot në kohë të gjenin vendstrehim, ndërsa zjarri i ushtrisë ruse i gjeti më shpejt. E ndërsa lufta sa vjen e bëhet me egër, bilanci i jetëve të këputura ende pa nisur pritet të bëhet edhe më tragjik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit