3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Misteri i shkronjës “Z” për pushtimin e Ukrainës që po çmend rusët dhe botën/ Nga tanket, te gjimnastët dhe politikanët

Rekomandime

Gjimnasti rus Ivan Kuliak po përballet me procedim disiplinor nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës për shfaqjen e shkronjës “Z” në podium pranë një rivali ukrainas në Katar. Por çfarë do të thotë ky simbol që e kemi parë edhe në tanket ruse që hynë në Ukrainë?

Në Rusi, “Z” po shihet me shpejtësi si një simbol pro-luftës i pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Putin. Ajo po përdoret tashmë nga politikanët, shihet në xhamat e makinave, furgonëve dhe strehëzat e autobusëve. Ajo është përdorur madje edhe nga serbët në demonstratat pro-ruse në Beograd. Fotografitë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

- Advertisement -

“Është bërë një trend i rrjeteve sociale”, – thotë lektorja Aglaya Snetkova.

“Zed” në alfabetin cirilik rus shkruhet ndryshe dhe duket si një 3, por shumica e rusëve përdorin shkronja latine. Emily Ferris, Hulumtuese për Rusinë dhe Eurazinë në Rusi, thotë se “Z” është kthyer tashmë në një simbol shumë të fuqishëm.

“Shpesh me propagandë, gjërat e thjeshta përhapen shpejt,” – thotë ajo. U deshën më pak se dy javë që “Z” të përhapet në mesin e atyre që mbështesin luftën e Putin.

- Advertisement -

Qarkullojnë disa teori se çfarë do të thotë në të vërtetë simboli “Z”. Fillimisht tërhoqi vëmendjen në mediat sociale pasi tanket ruse me “Z” u pikasën gjatë rrugës për në Ukrainë.

Fillimisht, u mendua se “Z” ishte në fakt një numër “2” – që përfaqësonte datën 22 shkurt (22/02/2022).

- Advertisement -

Kjo ishte dita kur Rusia ratifikoi një marrëveshje për “miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë” me rajonet e vetëshpallura separatiste në Ukrainën lindore – Donetsk dhe Luhansk.

Por tani besohet se simboli është thjesht një mënyrë për ushtrinë ruse për të identifikuar forcat e veta.
Javën e kaluar, në një program lajmesh në Channel One të kontrolluar nga shteti rus u tha se “Z” ishte një shenjë e zakonshme në pajisjet ushtarake ruse. Një faqe interneti ruse pranë qeverisë tha se “Z” ishte një shënim i thjeshtë që mund të “shmangte zjarrin miqësor” dhe nuk lidhet me diçka tjetër.

Veterani i forcave speciale ruse Sergey Kuvykin tha se simbole të ndryshme nënkuptonin njësi të ndryshme ushtarake.

“Një “Z” në një katror, një “Z” në një rreth, një “Z” me një yll ose thjesht “Z” ndihmojnë që trupat që nuk janë në kontakt me shokët të jenë aty ku duhet.

“Përhapja e “Z” në Rusi nuk ka qenë vetëm për shkak të spontanitetit të mediave sociale” – thotë Aglaya Snetkov duke shtuar: “Është shtyrë edhe nga regjimi”.

Ka edhe një teori se “Z” nënkupton “zapad”, që do të thotë perëndim. Në mediat sociale thuhet gjithashtu se “Z” u referohet “Forcave Lindore” të Rusisë. ©LAPSI.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit