Anija luftarake ruse, e cila bombardoi pak ditë më parë ishullin e “Gjarpërinjve”, është shkatërruar nga forcat ukrainase me raketa.
Një burim në ushtrinë e Ukrainës ka thënë për Daily Mail se raketat u lëshuan nga baza detare në portin e Odessa-s në Detin e Zi duke shkatërruar anijen “Vasily Byko”.
Një tjetër burim ka konfirmuar për The Times: “Anija ruse u shkatërrua, e konfirmoj”. “Armiku është tërhequr përsëri”, shkroi në Facebook edhe marina e Ukrainës.
Ky sulm ka sjellë një tjetër goditje për ushtrinë e Vladimir Putin, ndërsa agresioni rus hyn në ditën e trembëdhjetë, me Kievin që ende është i rrethuar nga trupa të shumta të ushtrisë Ruse.