Nisma e Kosovës për anëtarësim në NATO, Mehaj: Kosova është gati! Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati!

    0
    139

    Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e grupit ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ka reaguar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

    Sipas tij FSK është gati që të jetë përkrah NATO e që një anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do t`i shërbente paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.Reagimi i plotë:

    Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO.

    Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
    Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-në, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë.

    Republika e Kosovës është gati!

    Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati!

    Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati!

    Si anëtare e NATO-s në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.