Një numër i vogël ushtarësh të Britanisë së Madhe dyshohet se kanë shkuar të Iuftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.
Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ushtria Britanike, e cila në një deklaratë për mediat sqaron se një numër i vogël ushtarësh nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë shkuar individualisht në Ukrainë.
“Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë”, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Britanike.
“Ne po i inkurajojmë fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë.
I gjithë personeli i ushtrisë britanike e ka të ndaluar që të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim të dytë.