Produktet bazë në Kosovë, po vazhdojnë të kenë rritje enorme. Çmimi i vajit në disa market sot ka shkuar në 3 euro e 49 cent nga mbi 2 euro sa ishte gjatë ditës së djeshme.
Në disa foto që kanë ardhur në adresë të Reporteri.net, shihet se ky çmim vlen pothuajse për të gjitha llojet e vajit.
Madje aty potencohet se sasia është e limituar dhe se konsumatorët mund të blejnë vetëm 4 copë.
Përpos vajit, në Kosovë është ngritur edhe çmimi i miellit, sheqerit dhe produkteve tjera bazë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar masa duke thënë se do të ndalojnë manipulimin e përfitimin në emër të krizës duke shtuar kontrollet dhe mbikëqyrjen.