Dyshimet se Viva Fresh Store mashtroi me çmimet e vajit, Policia dhe Inspektorati përfundojnë bastisjen në depon e tyre kryesore

0
165

Rreth dy orë ka zgjatur aksionin i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Tregut në depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.

Aksioni ka përfunduar para pak minutash, raporton Gazeta Online Reporteri.net, nga vendi i ngjarjes.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, po dyshohet se edhe ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.

“Viva Fresh Store” po dyshohet se kanë hequr mallin nga raftet e markteve dhe e kanë çuar nëpër depo, nderkohë që kanë promovuar çmime ekstreme të litrës së vajit me njoftime se sasia është e limituar.

Gazeta Online Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë aksion dhe të gjeturat e Policisë dhe Inspektoratit në depon e Viva Fresh Store në Cagllavicë.