3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-kryediplomatja: Ukraina e sheh Kosovën pjesë të Serbisë, MPJD të reagojë sa më parë

Rekomandime

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi ambasadori i Ukrainës në Serbi Oleksandr Aleksandrovych ka thënë se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla tha se Ukraina po bie pre e gënjeshtrës së Rusisë që i konsideron Krimenë, rajonet Donetsk e Luhansk, dhe tani së fundmi Kherson pjesë të Rusisë.

- Advertisement -

Ajo ka kërkuar nga MPJD e Kosovës që sa më parë të vë kontakt direkt ose përmes aleatëve me MPJ-në e Ukrainës, duke argumentuar qartë të vërtetën e Kosovës, dhe mos t’ia lë argumentimin vetëm Serbisë dhe Rusisë.

Postimi i plotë i ish-kryediplomates:

MBI ‘MOSNJOHJEN’ E KOSOVËS NGA UKRAINA

- Advertisement -

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych paska thënë se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

“Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë nga Kosova. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Duke e “konsideruar Kosovën pjesë të integritetit territorial të Serbisë” dhe duke mos e njohur atë, Ukraina po bie pre e gënjeshtrës së Rusisë që i konsideron Krimenë, rajonet Donetsk e Luhansk, dhe tani së fundmi Kherson pjesë të Rusisë.

E vërteta është që të dyja Kosova dhe Ukraina janë shtete të pavarura, dhe asnjëra NUK i përket as botës ruse e as asaj serbe!

MPJD e Kosovës sa më parë të vë kontakt direkt ose përmes aleatëve me MPJ-në e Ukrainës, duke argumentuar qartë të vërtetën e Kosovës, dhe mos t’ia lë argumentimin vetëm Serbisë dhe Lavrovit (Rusisë).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit