Gazetari i Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, ka shkruar sot në Tëitter, duke thënë se sonte është duke u zhvilluar një luftë e ashpër në Kievin perëndimor.
Ai ka thënë se sonte është nata e armëve të rënda në Kiev.
“Sonte është nata e armëve të rënda në Kievin perëndimor. Më duket se artileritë më të rënda janë duke e zhvilluar një betejë pikërisht tani. Shpresoj që do të kemi kohë ta shkruajmë këtë ngjarje në histori”, ka shkruar një orë më parë Ponomarenko.
Tonight is the night of real heavy guns in west Kyiv.
I think the world’s heaviest towed artillery pieces are having a duel right now.
Hopefully, we will have time to write this down in history.— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) March 12, 2022
Ka ditë që po paralajmërohet një ofensivë e gjerë e rusëve për ta marr Kievin. Përpjekjet e deritanishme kanë dështuar si dhe autokolona e gjatë ushtarake, që ishte nisur me këtë qëllim, është zhdukur dhe nuk dihet shumë për mësymjen e saj.