11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çmenduria e Putinit s’ka të ndalur, pasi rrëmbeu kryetarin e qytetit Ukrainas cakton kandidaten pro ruse në krye

Rekomandime

Rusia ka emëruar një deputete pro -rus për të kandiduar për kryetar bashkie të Melitopolit, pasi rusët morën peng kryebasjkiakun ukrainas të qytetit të premten e kaluar.

Deputetja Galina Danilchenko , e cila u emërua për të zëvendësuar kryebashkiakun e rrëmbyer Ivan Fedorov, u bëri thirrje banorëve të Melitopolit që të “përshtateshin me realitetin e ri”.

- Advertisement -

Sky News raporton se Danilchenko u prezantua si kryebashkiaku në detyrë në TV lokal pa zgjedhje, duke zëvendësuar Ivan Fedorov, kryetarin e zgjedhur të Melitopol. Danilchenko tha se detyra e saj kryesore është “të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta rikthyer qytetin në normalitet”, në një deklaratë televizive të postuar nga administrata në Telegram.

Ajo u bëri thirrje banorëve të ndalojnë protestat kundër forcave pushtuese ruse dhe theksoi se ka
ende njerëz në qytet që mund të përpiqen të destabilizojnë “situatën dhe të provokojnë një reagim të sjelljes së keqe”. Danilçenko tha se ajo ka në plan të ngrejë një Komitet Popullor për të zgjidhur çështjet e Melitopolis , shtëpia e rreth 150,000 banorëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit