Njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj, tha në një intervistë për Klankosova.tv se lejimi i tërheqjes së një pjesë të caktuar të mjeteve nga Trusti nga ana e qytetarëve do të forconte portofolin e tyre por edhe do të evitohej humbja e këtyre mjeteve në bursa në këtë kohë të krizës.
“ Së pari vlerësoi duhet t’i rikujtojmë qeverisë dhe drejtuesve të Trustit për shqetësmin dhe thirrjen që i është bërë që 20 për qind e mjeteve të Trustit të i kalojnë qytetarëve ku kemi kërkuar si njohës të ekonomisë që duke kaluar mjetet në llogari të qytetarëve do të jenë dy anë të medaljes e para do të fuqizohet portofoli i qytetarëve në këtë kohë krizë njëherit do të evitohet humbja në bursë për 20 për qind e mjeteve”.
Kadriaj tha se mos gatishmëria e qeverisë për dhënien e mjeteve të Trustit ka rezultuar me humbjen e 90 milionë eurove.
“ Si rezultat i injorimit nga ana e zyrtarëve të Trustit dhe mos gatishmërisë së qeverisë rezultoi me humbjen e mbi 90 milionë eurove. Pra duhet të këtë kod të llogaridhënies dhe të përgjegjësisë që dikush duhet të jap llogari sepse këta zyrtarë të Trustit marrin pagat më të majme në Kosovë, pikërisht nga mjetet e kursyera të punëtorëve që heqin të zinjtë e ullirt në punet e tyre. Këtu padyshim ka vend për organet e drejtësisë dhe hetuesisë për një lëshim me vetëdije nga zyrtarët e Trustit por edhe llogaridhënie nga qeveria”.
Eksperti i ekonomisë theksoi se duhet që qytetarëve t’i lejohet tërheqja e 20 për qind e mjeteve sepse sipas tij qytetarët po i marrin mjetet e tyre të kursyera dhe nuk po kërkojnë lëmoshë.
” Pra, që nga fillimi kemi vlerësuar që në këtë kohë krize globale është e nevojshme që të iu ipet mundësia që të tëheqin 20 për qind e mjeteve të kursyera, pra qytetarët nuk po kërkojnë ndihmë e as lëmoshë nga qeveria por mjetet e tyre të kursyera”.
“Këtu bie poshtë edhe arsyetimi nga qeveria që mjetet e Trustit po ruhen për pension dhe në këtë kohë të vështira dhe uroj që mos të kemi kohë më të vështira se tani që po kalojmë”.
Mustafë Kadriaj tha se tërheqja e 20 për qind e mjeteve nga Trusti nuk do ta dëmtonte këtë institucion dhe as buxhetin e shtetit.
“Një tërheqje prej 20 për qind vlerësoj që do të jetë e mirëseardhur për qytetarët. Njëherit nuk dëmtohet Trusti dhe nuk dëmtohet buxheti i shtetit. Pra, qytetari i Kosovës nuk po kërkon ndihmë nga qeveria por mjetet e tyre të kursyera, asgjë më shumë. Kjo qasje e papërfillshme nga ana e qeverisë dhe një papërgjegjësi nga ana e zyrtarëve të Trustit, që me qetësinë më të lartë konfirmojnë humbjen e mbi 90 milionë eurove”.
“Këtu ka punë institucionet e drejtësisë për investigim si rezultat i neglizhencës në punë nga zyrtarët Trustit”.