13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari

Rekomandime

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

“Ju njoftojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për zyrtarin në fjalë ka përcjellë kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka konfirmuar AKK-ja për KALLXO.com.

- Advertisement -

Sipas Agjencisë, ministrja Hajdari dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës”, thuhet në paragrafin 1 të nenit 430 të Kodit Penal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit