Të hënën gjatë ditës, është raportuar se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Ajo dyshohet për mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë.
Lidhur me këtë ka reaguar Hajdari.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja ka thënë se për kallëzimin është njoftuar nga mediat.
Tutje ajo thotë se i ka kryer të gjitha obligimet me kohë dhe deklarimet e saja gjenden në faqen zyrtare të AKK-së.
“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.
Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, tha Hajdari.
Most sincere condolences to the family of Brent Renaud and his colleagues. Brent worked in #Kosovo and was in love with the country. He nicknamed himself “KLA friend” as he was a friend of a free #Kosovo. Rest in Peace! pic.twitter.com/ZXr0r61ldv
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 14, 2022