Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev, për të treguar mbështetje për Ukrainën, teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet.
Videon e takimit e ka postuar vetë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
“Kreu i qeverisë polake Mateush Moravetsky, zëvendëskryeministri Yaroslav Kachinsky, kryeministri i Republikës Çeke Peter Fiala dhe kryeministri i Sllovenisë Yanez Yansha. Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një dëshmi e fuqishme e mbështetjes. Ne e vlerësojmë vërtet këtë.”, ka shkruar ai.
Ndërkohë fjalë për takimin kanë thënë edhe vizitorët.
“Neve na duhet të ndalim këtë tragjedi, që po ndodh në lindje, sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se liderët kanë arritur në kryeqytetin ukrainas.
Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se të tre liderët do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas, Denis Shmyhal.
“Qëllimi i vizitës është që të shprehet mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën, për lirinë dhe pavarësinë e saj”, ka thënë Fiala.
Fiala, Morawiecki dhe kryeministri slloven, Janez Jansha kanë udhëtuar me tren deri në Kiev, qytet i cili është duke u bombarduar nga forcat ruse.