Deputetja nga radhët e pakicave ka vazhduar me kundërshtitë e saj sa i përket martesave të gjinisë së njëjtë në vend. Madje, ajo e ka lidhë këtë projektligj me Demarkacionin me Mal të Zi.
“Na niherë kemi jap tokën për me hi në Evropë por nuk jemi, e nëse duhet me votu tash për këtë me qenë ma afër Evropës, mendoj se nuk është në rregull. Është kundër mendimit, kundër kulturës, traditës që kemi nëpër shpia”, ka thënë Balje.
Nërkohë, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Kur po thoni zonja deputete që kemi dhanë tokë me hi në Evropë e vet ia keni dhënë votën atij projekti a e keni ditë atëherë apo tek tash iu ra në mend, ju lutem”, i ka thënë Konjufca, Baljes. Ajo duket që me vetëdije të plotë ka votuar për ta falur tokëm e Kosovës dikujt tjetër.