Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmira Kollçaku ka bërë një deklaratë të bujshme nga Foltorja e Kuvendit lidhur me diskutimet për ndryshimin e Kodit Civil, ku kërkohej lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë.
Në fjalën e saj, Kollçaku ka reaguar ashpër kundër kolegëve të saj, duke aluduar se edhe brenda sallës së Kuvendit ka persona që kanë marrëdhënie homoseksuale apo heteroseksuale.
“Edhe në këtë sallë këtu siç u kam thënë shumë më herët, mos mendoni që dikush nuk është nën petkun eventual për të cilin ne sot po flasim por është preferuar që të mbahet sekret. Sot ka njerëz të guximshëm dhe kanë dal hapur,”- tha ajo.
Këtë të fundit e përdori si argument për qëndrimin e saj “pro” për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.