3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shefi i Pfizer apelon për marrjen e një doze të katërt: Është e nevojshme tani!

Rekomandime

Pfizer dhe BioNTech i kanë kërkuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave të japë dritën jeshile të një doze të katërt të vaksinës së tyre COVID-19 për amerikanët 65 vjeç e lart. Në një intervistë për CBS të dielën, Albert Bourla tha se mbrojtja nga tre doza do të zbehet dhe ndaj në këto kushte marrja e një injektimi të katërt është e nevojshme për shumicën e popullsisë së botës.

‘ Tani për tani, siç e kemi parë, është e nevojshme, një përforcues i katërt tani,“-tha CEO i Pfizer Albert Bourla për “Face the Nation” në një intervistë që u transmetua të dielën.

- Advertisement -

Po ashtu, vuri në dukje një sërë studimesh të publikuara së fundmi si prova të hershme që sugjerojnë që efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik dhe sëmundjes së rëndë të shkaktuar nga Omicron zvogëlohet 3 deri në 6 muaj pas marrjes së një përforcuesi fillestar.

“Mbrojtja nga doza e tretë është mjaft e mirë, në fakt mjaft e mirë ndaj shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Nuk është aq e fortë përballë infeksioneve, por nuk zgjat shumë. Këto të dhëna po ia dorëzojmë FDA-së dhe të shohim se çfarë do të thonë ekspertët jashtë firmës Pfizer”, tha Burla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit