Çeçenëve të Kadyrov nuk po ia don Iuftën: Postojnë video duke mos bërë gjë, veç bërtasin e pedaten poshtë e përpjetë

0
100

Çeçenët vazhdojnë të udhëheqin rrugën midis forcave ruse në Ukrainë duke prodhuar video të çmendura në të cilat ata në fakt nuk bëjnë asgjë.

Prej se ata u dërguan në Ukrainë me urdhër të Putin, çeçenët kanë postuar dhjetra video në të cilat shihen se janë kinse me moral të lartë e të motivuar për Iuftë, por në fakt ata s’bëjnë gjë, veç shajnë e kërcënojnë por nuk Iuftojnë.

Disa ditë më parë ata u panë në kolona kamionësh duke u larguar nga Kievi në drejtim të Donetsk, ndërsa bartnin me vete flamuj të Çeçenisë.

Edhe sot nuk ishin pasiv, me liderin e tyre Ramzan Kadyrov i cili postoi një video duke i paraqitur Iuftëtarët e vet si humanitarë, teksa i shpëtonin disa fëmijë nga Mariupol.

Ai shkroi se luftëtarët e tij po evakuojnë civilët nga ndërtesat e bombarduara në Mariupol, por një gjë e tillë nuk po ndodhë shpejt.

Çeçenët u dërguan në Ukrainë për misione speciale për të eliminuar figurat kryesore politike ukrainase, por kjo doli të jetë e pamundur dhe tash nuk bëjnë gjë veç shpërndajnë propagandë nëpër rrjete sociale.