4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zhduket një reportere ukrainase, besohet se u kap nga rusët

Rekomandime

Një medium ukrainas ka thënë se një nga reporterët e tij në juglindje të vendit është zhdukur dhe besohet se po mbahet nga forcat ruse.

- Advertisement -

“Hromadske” tha se reporterja Victoria Roshchina u dëgjua për herë të fundit më 12 mars, një ditë pas paraqitjes së saj me një storie nga qyteti Enerhodar i pushtuar nga Rusia.

Komisionerja e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Liudmyla Denisova, tha të shtunën se qeveria besonte se ajo ishte rrëmbyer nga forcat ruse në qytetin Berdiansk, i cili është në bregun e Detit të Zi dhe gjithashtu është nën pushtimin rus, shkruan CNN.

Hromadske është një stacion i vogël transmetimi që filloi në vitin 2013.

- Advertisement -

Zhdukja e Roshchina vjen mes raporteve për aktivistë dhe zyrtarë të tjerë që mbahen kundër vullnetit të tyre në pjesë të tjera të Ukrainës të pushtuar nga Rusia.

Në rajonin Kherson, një zyrtar i lartë i këshillit në qytetin Nova Kakhovka u rrëmbye tre ditë më parë, sipas kryetarit të qytetit. Gruaja e Dmytro Vasyliev tha në faqen e saj në Facebook se burri i saj ishte arrestuar për shkak të qëndrimit të tij negativ ndaj Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit