Pentagoni përgjatë viteve kishte siguruar pajisje ushtarake sovjetike si pjesë e programeve klandestine. Tani këto armatime do t’ia dërgoj Ukrainës për t’i shfrytëzuar kundër rusëve.
SHBA do të dërgojë pajisje ushtarake të prodhuara në kohën e luftës së ftohtë nga Bashkimi Sovjetik që i kishte siguruar me dekada në një program sekret ka raportuar gazeta amerikane The Wall Street Journal.
Sipas tyre bëhet fjalë edhe për sisteme kundërajrore sovjetike për të përforcuar mbrojtjen ukrainase nga bombardimet ruse nga ajri.
Këto sisteme që një zyrtar amerikan i ka thënë WSJ se përfshijnë edhe sisteme kundërajrore sovjetike SA-8 janë me dekada të vjetra, e janë siguruar nga SHBA për të hulumtuar teknologjinë ushtarake ruse të cilat Moska i kishte eksportuar anekënd botës.