Në prag të vizitës së Biden: Rusia kërcënon Poloninë me një letër agresive

0
194

Zëvendës-kryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka shkruar një letër paralajmëruese Polonisë se do të paguaj çmim të shtrenjtë për ‘sindromin anti-Rusi’.

“Interesat e popullit polak janë dëmtuar nga sindromi anti-Rusi i ‘politikanëve mediokër’ dhe ‘mbikëqyrësit nga matanë oqeanit’ me shenja të qarta të dementisë për shkak të moshës”, shkruajti Medvedev në ‘Telegram’.

Ai iu referua vendimit paraprak të kryeministrit polak për zvogëlimin e varësisë së vendit të tij ndaj Rusisë dhe prerjes së ndërlidhjeve ekonomike me Moskën si kundërshtim ndaj ‘operacionit special ushtarak’ në Ukrainë.

“Ne do t’i largojmë elementet ruse nga ekonomia e Polonisë edhe Evropës. Në bëjmë thirrje për pezullimin e aktiviteteve në tregun e Rusisë”, ishte shprehur Moraëiecki në një konferencë për shtyp me 18 mars.

“Qartësisht që çmimi për veprime të tilla të pamenduara është shumë i lartë”, paralajmëroi zyrtari nga Këshilli i Sigurisë së Rusisë, duke shtuar se Polonia tani më nuk mund t’i llogarisë pasojat. “Gjërat që Polonia mund t’i humbasë për shkak të sindromit të pafundmë anti-Rusi janë të shkuara”.

Medvedev gjithashtu kritikoi Poloninë dhe propagandën e saj që janë “kritikat më brutale, më banale dhe më turbulluese ndaj Rusisë”.

Paralajmërimi i Medvedev erdhi pasi që sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, njoftoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të vizitojë Poloninë pasi ai ta përfundoj samitin e NATO-s në Bruksel këtë fundjavë.

Konflikti në Ukrainë duket se nuk po shfaq shenja të qetësimit pas më shumë se tri javësh që nga kampanja ushtarake e Rusisë. Rusia ka vazhduar përpjekjet e saj për të rrethuar qytetet e mëdha të Ukrainës, kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ri potencoi përkushtimin e tij për të mos u dorëzuar para ultimatumit.