Një luftëtar elitar I Spetsnaz (GRU), i cili përdorte emrin e vërtetë të Stalinit si një pseudonim ishte në mesin e tre luftëtarëve të forcave speciale të vrarë në betejën për Mariupolin e rrethuar.
Sipas Mirror, tre nga trupat e saj u vranë nga regjimenti Azov i Gardës Kombëtare të Ukrainës. Treshja u identifikuan si kapiteni, Konstantin Druzhkov, 33 vjeç, Islam Abduragimov 19 vjeç dhe Shamil Aselderov.
Dokumentet e tyre u zbuluan në një automjet të blinduar Tigr të kapur nga forcat ukrainase. Spetsnaz shihen si luftëtarët kryesorë të forcave speciale të Rusisë dhe u vendosën në Ukrainë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës.
Druzhkov ishte i martuar me një grua nga rajoni Donbas i Ukrainës dhe shërbeu në shtabin e inteligjencës ushtarake të distriktit ushtarak jugor të Rusisë. Ai ishte përfshirë në luftimet në Donbas në vitin 2014 dhe përdorte pseudonimin Konstantin Dzhugashvili në një llogari të mediave sociale duke fshehur identitetin e tij të vërtetë.
Dzhugashvili ishte emri i vërtetë i familjes së liderit brutal të kohës së luftës të Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin, i cili vdiq në vitin 1953 në moshën 74-vjeçare nga një goditje në tru.
Spetsnaz është famëkeq në Rusi dhe një nga skuadrat e tyre ishte pas helmimit me Novichok të ish-spiunit të saj Sergei Skripal, i cili kishte dezertuar në Britani në 2018. Në Luftën e Ftohtë, një agjent i GRU-së nën mbulimin diplomatik në Londër, kapiteni Yevgeny Ivanov shkaktoi rënien e një qeverie konservatore pasi joshi Christine Keeler, dashnoren e ministrit britanik të luftës John Profumo.