Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Oleg Luzhny këmbëngul se ishte një vendim i lehtë të kthehej në Ukrainë dhe të ndihmonte në Iuftimin e trupave ruse, pavarësisht situatës shumë të rrezikshme në vendin e tij.
Luzhny, i cili fitoi Premier League dhe FA Cup në periudhën e tij katërvjeçare me Gunners, ndoqi një numër yjesh të profilit të lartë të sportit duke u kthyer në Ukrainë për t’iu bashkuar Iuftës kundër Rusisë në fillim të këtij muaji.
Vendimi i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit ka pasur një efekt shkatërrues për fqinjët e tyre të Evropës Lindore, me shtëpi dhe ndërtesa në të gjithë vendin në rrënoja dhe pothuajse 1000 civilë të vrarë.
“Ishte një vendim i lehtë të kthehesha këtu. Unë e dua këtë vend.
Dua të Iuftoj me miqtë e mi për të mbrojtur vendin tim, kundër ushtrisë ruse.
Të gjithë duhet të Iuftojnë.
Ju duhet të Iuftoni për vendin tuaj.
Ishte një vendim i lehtë.
Ne kemi grupe prej pesë apo gjashtë personash dhe disa policë.
Dhe ne kemi një zonë të veçantë ku ecim për 12 orë, çdo dy ose tre ditë. Sigurisht që është e vështirë.
Është e vështirë, por jam mirë. Ka pasur shumë dëme në vendin tonë.
Këtu në Kiev është në rregull, jo shumë.
Por në vend, në Mariupol, është shumë më e vështirë.
Gruaja ime qëndron këtu me mua dhe fëmijët e mi qëndrojnë larg.
Ata kanë punët e tyre.
Të gjithë miqtë e mi qëndrojnë për të Iuftuar.
Askush nuk po largohet”, u shpreh ai.