Një gazetare ruse që raportonte nga Kievi është vrarë si pasojë e bombardimeve të Rusisë në kryeqytetin ukrainas.
Oksana Baulina po filmonte shkatërrimet pasi forcat ruse bombarduan zonën Podolsk të Kievit.
Nga bombardimet është vrarë edhe një civil, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.
Gazetarja Oksana Baulina ka punuar më parë me një fondacion të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe është larguar nga Rusia për shkak të punës me Navalnyn, i cili është kundërshtar i qeverisë së Putin.