-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Politikani serb Drashkoviç: Albright më ka zbuluar shkakun pse urren i serbët!

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe dhe ish-ministri i jashtëm Vuk Drashkoviç kohë më parë ka fol në emisionin “Kartoni i Kuq” lidhur me “sekretin” pse sekretarja amerikane e shtetit Albright ka urryer serbët, shkruan “Kurir”.

Gruaja e parë sekretare e shtetit Medelin Albright ka nderruar jetë në moshën 84 vjeçare, ajo ka ndihmuar në udhëheqjen e politikës së jashtme të perëndimit pas luftës së ftohtë.

- Advertisement -

Drashkoviç ka zbuluar për opinionin serb shkaqet pse Albright ka urryer serbët, gjë që deri tash ishte e panjohur.

Ai tha se në një takim në Uashington, Albright i ka thënë se “i do aq shumë serbët, por gjithë dashurinë ndaj tyre e ka shndërruar në indinjatë edhe urrejtje veprimi dhe sjellja e Sllobodan Millosheviçit që është turpi i popullit serb”.

Drashkoviç ka folur edhe për faktin se në një takim para kamerave i kishte puth dorën sekretares amerikane edhe pse ajo direkt ka ndikuar në bombardime.

- Advertisement -

“Mua nuk më lanë as Danubi as Sava në Serbinë e tashme, që plotësisht është e helmuar me të pavërteta që i ka pranuar si të vërteta, për faktin se në një takim në Bruksel i ka puthur dorën sekretares amerikane Albright. I kam puthur dorën ‘urrejtjes së serbëve’.

Në Uashington Albright më ka thënë se i do aq shumë serbët, por gjithë dashurinë ndaj tyre e ka shndërruar në indinjatë edhe urrejtje veprimi dhe sjellja e Sllobodan Millosheviçit që është turpi i popullit serb”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit