1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kurti: Serbia tentoi të më fus në kurth, QUINT’i ishte shumë i ashpër

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia ka tentuar ta fus në kurth, ku vetë Kurti do të përfundonte duke mos e njohur Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Kurti tha se nuk e ka synuar njohjen e Serbisë më këtë shkëmbim letrash për zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës, mirëpo thotë se duhet të respektohet kushtetutshmëria dhe ligjet e Kosovës.

“Nuk është e vërtet që unë me këtë shkëmbim të letrave kam synuar ta sigurojë njohjen e Serbisë, unë e kam ditur se Serbia nuk na njeh kësisoj, praktikisht ata kanë përgatitur si kurth në të cilën unë do të përfundoja duke mos e njohur republikën e Kosovës. Pra kushtetutshmëria e Kosovës dhe ligjit në vendin tonë, duhet të respektohen pikë së par inga vet unë edhe në një komunikim të tillë”, tha Kurti në KTV.

Ai shtoi se kritika e QUINT’it pas refuzimit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin tonë.

- Advertisement -

“Ishte një kritikë e ashpër, por ne duhet të vazhdojmë duke e respektuar vendin tonë. Më mirë është që unë të marrë kritikë të ashpër por të mos lejojmë të cenohet integriteti territorial, sesa unë të pranoj regjistra civil të strukturave ilegale të komunave paralele, dhe në këtë mënyrë qytetari Albin Kurti ta padisë kryeministrin Albin Kurti për shkelje të ligjit në Kosovë, s’e bëj dot”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit