Kryetari i Komunës së Skenderajt premton “trembjen” e sorrave

0
92

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, ka bërë një premtim interesant gjatë ditës së sotme.

Ai ka premtuar qytetarët se do t’i “largojë” sorrat.

Përmes një postimi në Facebook, Nura ka thënë se për pak ditë do të vendosen paisje, që me valët e tyre magnetike do të largojnë sorrat dhe pisllëkun e tyre.

Postimi i plotë:

Një tjetër problem që po merr zgjidhjen e duhur, e që përballemi prej se ekzistojmë.
Brenda pak ditësh do t’i vendosim pajisjet e posaçme të sigurta dhe jo të rrezikshme për jetën e shpezëve apo kafshëve tjera, ku valët e tyre magnetike do të largojnë nga këtu sorrat dhe pisllëkun e tyre që po na ndotin parqet, trotuaret, rrugët dhe ambientin përreth.