Ditëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet kur Policia ka raportuar për para të falsifikuara.
Siç kanë konfirmuar para disa ditësh nga Forenzika e Kosovës, më së shumti e falsifikuar është kartëmonedha 100 euroshe.
E një veprimtari e tillë e falsifikimit të parave ka marrë hov tanimë edhe përmes rrjeteve sociale.
Në rrjetin social “Tik Tok”, janë hapur llogari të cilat shesin para të falsifikuara.
Një të tillë, të cilën e ka parë lajmi.net, shihet se si vë në shitje kartëmonedha false në këmbim të kritpovaluta, si formë pagese më e sigurt.
Madje kjo faqe poston edhe biseda me klientët të cilët thotë se janë të kënaqur me kualitetin e parave false.
Siç shihet në videot e postuara, shuma e parave të falsifikuara nga ky person i paidentifikuar është shumë e madhe.