Ish-ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë, Irakli Okruashvili tani po Iufton për të mbrojtur Kievin si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Ukrainës.
Midis detyrave të tij në front, Okruashvili gjeti kohë për të folur me OC Media për betejën për Ukrainën.
“Duhet të kemi qenë nën zjarr të fortë për më shumë se dy ditë, dhe këtë herë ka pasur humbje nga të dyja palët”, tha ish-ministri 48-vjeçar për OC Media gjatë një interviste me telefon në 14 mars.
Duke folur për Iuftimet më të vështira që kishte parë deri më tani, Okruashvili kujtoi ditët 5-7 mars, kur ata në vijën e frontit rreth Kievit nuk kishin fare gjumë dhe kur relaksimi për një sekondë mund t’u kishte kushtuar jetën.
“Nuk do t’i harroj ato ditë. Kishte të shtëna intensive, askush nuk e kishte luksin edhe të mbyllte syrin gjatë natës, sepse nëse bie në gjumë – mund të vdisje”, tha gjeorgjiani.
Georgian volunteers led by former Georgian Defense Minister Irakli Okruashvili are defending Ukraine from the Russian occupiers.#Ukraine #Russia #TPYXA pic.twitter.com/VOGfv1MH5q
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) March 25, 2022
Gjeorgjiani është vetëm njëri nga mbi 16 mijë vullnetarë të huaj që janë paraqitur për t’u Iuftuar krah ukrainasve kundër agresionit rus.