4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

VIDEO/ Biden ua përmend shërbimin e djalit të tij në Kosovë ushtarëve amerikanë në Poloni

Rekomandime

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka përmendur djalin e tij të ndjerë, Beau Biden, i cili ka shërbyer në Kosovë në adresimin e tij para ushtarëve amerikanë në Poloni.

“Biri im ka shërbyer një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë”, ka thënë Biden, i cili mori si shembull shërbimin e djalit të tij ndaj kombit, duke i falënderuar më pas ushtarët që i shërbejnë ShBA-së.

- Advertisement -

I pari i ShBA-së është duke qëndruar për vizitë në Evropë, ku në ditën e parë ka udhëtuar drejt Polonisë për të vizituar trupat amerikane që gjenden të stacionuara pranë kufirit me Ukrainën.

Biden mbajti një fjalim frymëzues, duke lavdëruar guximin e civilëve ukrainas dhe duke i falënderuar trupat amerikane, duke i quajtur ata si forca më e mirë luftarake në historinë e botës”.

Kujtojmë që djali i presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shërbyer në Kosovë, pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

- Advertisement -

Ai ka ndërruar jetë në vitin 2015 nga kanceri në tru.

Më 2 korrik të vitit 2021, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte nderuar Beau Bidenin me “Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit