Një tjetër gjeneral rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.
Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.
Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit, shkruan BBC.
Mediet ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka.