Presidenti serb, Aleksadar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk është shërbëtore e askujt dhe se nuk zbaton urdhrat e Amerikës, as të Rusisë, e as të kujtdo tjetër dhe se ndjek vetëm interesat e veta.
Këtë Vuçiq e deklaroi kur është pyetur nëse Serbia do të arrijë të qëndrojë kështu siç është tani, pa vendosur sanksione ndaj Rusisë.Tutje ai është deklaruar edhe për serbët në Kosovë.
Sipas tij me moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve të 3 prillit edhe në Kosovë, nga Kosova dëshironin të provokonin një konflikt.
Por ai tha se jeta e serbëve në Kosovë është më e rëndësishme se çdo votë që ai mund të marrë në këto zgjedhje.
“Sa i përket rajonit tonë, ne jemi absolutisht të sigurt, forca jonë është bindëse. Askush në rajon nuk do të mendojë të prekë Serbinë, për shkak të fuqisë së saj. Sa për dikë tjetër, ne nuk do ta lejojmë atë politikisht, sepse ndjekim një politikë serioze dhe të përgjegjshme”, shtoi ai.