14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

VIDEO/ Tifozët spanjollë me thirrje skandaloze para ndeshjes: “Kosova ështē Serbi”

Rekomandime

Futbollistët spanjollë mundën 2-1 Shqipërinë në një ndeshje miqësore këtë të shtunë dhe ajo që tërhoqi shumë vëmendjen ishte se ndeshja u luajt në Barcelonë, ku kombëtarja nuk luajti për 18 vite.

Gjegjësisht, shumë në Spanjë e prisnin reagimin e tifozëve në stadiumin e Espanyol për himnin e Spanjës dhe fotografia që u pa ishte një surprizë e këndshme.

- Advertisement -

Pavarësisht avokimit për pavarësi dhe shkëputje në Katalonjë, futbollistët u përshëndetën nga një stadium plot dhe tifozët që valëvitnin flamujt spanjollë dhe duartrokitën përshëndetën himnin kombëtar.

Përveç kësaj, nëpër tribunë u shpalos një flamur i madh i Spanjës, ku shkruhej: “Barcelona i përket Spanjës”. Media të shumta raportojnë se shumica në stadium ishin tifozë të Espanyolit, jo të Barcelonës.

Megjithatë, këto nuk ishin thirrjet e vetme politike në ambientet brenda dhe jashtë stadiumit në Barcelona.

- Advertisement -

Disa nga tifozët spanjollë kishin përgatitur edhe një parullë të cilën e shpalosën jashtë stadiumit një mesazh skandaloz.

“Kosova është Serbi – Katalunia është Spanjë” – thuhej në mesazhin skandaloz dhe qesharak të tifozëve spanjollë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit