1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haxhiu e konfirmon nuk do të takohet me Thaçin e Veselin nuk e pranuan në Hagë

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është nisur për vizitë drejt Hagës. Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Por në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pak para nisjes, Haxhiu ka treguar më detajisht se me kë do të takohet e kë jo. Me ish-presidentin Hashim Thaçi e ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ajo nuk do të zhvillojë takim.

- Advertisement -

“ Do ta takojmë Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Pjetër Shalën. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci e të tjerë.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për KRlME Iufte dhe KrlME kundër njerëzimit.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me KRlME Iufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vr*asje të paligjshme dhe KRlME kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

KRlMET pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë KRlMET e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto KRlME të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit