1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

U tha rusëve “ikni p**dhuni” në ishullin e Gjarprit, kthehet dhe nderohet ushtari ukrainas që ishte rob

Rekomandime

Një ndër çastet më domethënëse të luftës në Ukrainë, ka qenë një episod në ishullin e njohur si i Gjarprit, ku një anijeje me ushtarë ukrainas, iu kërkua të dorëzoheshin.

- Advertisement -

Përgjigjja që iu kthye pas rusëve, bëri xhiron e gjithë botës: Ikni p**dhuni!
Ushtari, i cili e shqiptoi fjalinë e famshme, është Roman Hrybov. Së bashku me kolegët e tij, besohej se ata ishin të vdekur, i kishin vrarë forcat ruse.

Mirëpo, lajmi u përgënjeshtrua ditë më pas, pasi u bë me dijeni se ata thjesht ishin marrë peng nga ushtarët rusë.

Pas negociatave të vazhdueshme, u arrit edhe një marrëveshje shkëmbimi, për të kthyer ushtarët e ishullit të Gjarprit në atdhe dhe këtë herë, me nderime.

- Advertisement -

Hrybov, heroi i kësaj ngjarjeje, u prit dhe u dekorua nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes me një medalje të lartë.

Menjëherë pas çasteve emocionuese të pas-kthimit ndërkohë, ai ka vendosur të rikthehet në luftë, për të mbrojtur vendin dhe tokën e tij.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit