Çka shkruan mediumi serb për Kosovën?

    0
    209

    Pjesa dërrmuese e mediave serbe e kanë injoruar miqësoren vëllazërore të Kosovës me Zvicrën, e cila u zhvillua mbrëmë në Zurich.

    Por, njëri prej mediumeve serbe, “B92” e bëri një artikull për miqësoren e mbrëmshme, e cila u mbyll baras, 1:1, shkruan “Gazeta Express”.

    “Barazim i Zvicrës me të ashtuquajturën Kosovë”, është titulli i këtij mediumi serb.

    Sipas shkrimit, zviceranët u bënë më seriozë kur e pësuan golin.

    “Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 52-të me anë të Milot Rashicës. Më pas, Zvicra u bë serioze dhe luajti shumë më mirë duke e arritur barazimin shumë shpejt. Në vazhdim, përzgjedhësi i Zvicrës iu dha mundësi lojtarëve që nuk luajnë shpesh për Kombëtaren, ndërsa të dyja skuadrat u mjaftuan me bjë barazim në Zurich”, shkruan “B92”, përcjell “Gazeta Express”.

    Kosova e bëri një paraqitje pozitive ndaj “Helvetikëve” dhe e meritoi barazimin, nga ajo që e shfaqi në fushën e blertë.

    Me këtë rast, ekipi i Alan Giresse e ka nisur mjaft mirë vitin 2022 pasi paraprakisht e kishte mundur Burkina Fason 5:0 në miqësoren e parë të marsit.