11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ambasadori ukrainas në Beograd deklarohet për ofertën serbe

Rekomandime

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, ka folur për ofertën serbe që Beogradi të jetë qyteti ku do të bëjë bashkë Moskën dhe Kievin për të biseduar.

- Advertisement -

Ai tha se shteti i tij është mirënjohës për këtë meqë “Serbia është një partner i rëndësishëm ndërkombëtar për ne”.

“Beogradi është një qytet i madh dhe populli serb është shumë mikpritës. Megjithatë, me respekt, thelbi kryesor janë negociatat, pavarësisht se ku zhvillohen ato. Do të shohim pas negociatave në Turqi se si do të zhvillohen më tej gjërat”, tha Alexandrovich, për televizionin publik serb, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se Kievi dëshiron paqen, por se kjo nuk varet nga ukrainasit, sepse ata “po mbrojnë veten e tyre në vendin e tyre”.

- Advertisement -

“Njeriu që filloi luftën mund ta ndalojë menjëherë atë dhe ai është presidenti Putin”, tha Alexandrovich.

Ambasadori ukrainas ka folur edhe për nevojën e sanksioneve që duhet mbajtur ndaj Rusisë në vendin që refuzoi të bashkohet me shtetet europiane për ta bërë këtë.

- Advertisement -

“Së katërti, sanksionet nuk do të ulen, pavarësisht negociatave, sepse Rusia vazhdon të vrasë civilë”, tha ambasadori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit