10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Putin ndihet i mashtruar nga ushtria ruse – ka tension të vazhdueshëm mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes”

Rekomandime

Disa gjëra interesante po dalin nga një zyrtar amerikan, i cili sugjeron se është zhvilluar një shkallë disharmonie mes Vladimir Putinit dhe shefave ushtarakë.

- Advertisement -

Sipas tij, udhëheqësi rus ndjen se është “mashtruar” për dështimet e vendit në fushën e betejës në Ukrainë, thonë ata, përcjell Telegrafi.

Ushtarët e pIagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

- Advertisement -

Po sipas zyrtarit, informacioni mbi ato humbje dhe ndikimin e sanksioneve nuk po i jepet Putinit “sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën”.

“Ne besojmë se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse dhe se si ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën”, ka thënë zyrtari me kusht që të anonimiteti, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Cilat ishin ‘befasitë dhe ato që priteshin në muajin e parë’ dhe çfarë mund të sjellë muaji i dytë i agresionit rus në Ukrainë?

Dhe ndoshta në citimin më domethënës nga zyrtari, ata thonë: “Tani ka tension të vazhdueshëm midis Putinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes që rrjedh nga mosbesimi i Putinit në udhëheqjen e këtij dikasteri”.

Nëse ky informacion del të jetë i bazuar mirë, vlerëson Sky News, ai mund të shkojë në një farë mënyre drejt shpjegimit të kontrastit të herëpashershëm në tonet midis disa ministrave dhe zyrtarëve – sinjalizimi i të cilëve rreth bisedimeve të paqes është dukur ndonjëherë më pajtues – dhe liderit rus – i cili ka mbetur “i tërhequr” dhe në dukje pa kompromis në deklaratat e tij gjatë gjithë kohës.

Ndryshe, derisa po gjendet në një situatë të tillë, Putini po kërkon “mbështetje nga jashtë vendit”.

Sipas mediave të huaja, raportohet se Rusia thotë se ka regjistruar rreth 16,000 rekrutë nga Lindja e Mesme, të cilëve, po sipas pretendimeve, po u ofrohen rreth 6 mijë euro në muaj.

Në këtë drejtim, mediat sociale në Siri supozohet se janë të vërshuara me kërkesa që njerëzit të bashkohen me trupat ruse.

Rusia pretendon se ka rekrutuar 16,000 njerëz në Lindjen e Mesme, për të luftuar në Ukrainë – tregohet edhe “pagesa mujore”
Një rekrutues i tha BBC-së: “Rekrutimi në Ukrainë është tamam si ne rekrutuam në Libi; ka përfaqësues në rajone”.

Sipas mediumit britanik, ekonomia e Sirisë, tashmë e shkatërruar nga lufta civile, tani përballet me një rritje të çmimit të gjërave thelbësore si gruri – duke e bërë ofertën ruse të duket “edhe më joshëse”.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe lajmet shtetërore ruse pretendojnë se “ushtarët sirianë duan të kthejnë atë që ishte bërë për ta”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit