1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

‘Ushtarët rusë janë demoralizuar, po qëllojnë avionët e tyre dhe po refuzojnë urdhrat’

Rekomandime

Ushtarët e demoralizuar rusë në Ukrainë kanë rrëzuar ”aksidentalisht” avionin e tyre, kanë sabotuar pajisjet e tyre dhe kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat, sipas Jeremy Fleming, drejtor i agjencisë së spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shefi i spiunazhit britanik pritet që në një fjalim të rrallë në Australi të bëjë publike këto të dhëna, derisa sipas tij kjo tregon se presidenti rus Vladimir Putin, nuk ka ditur ta vlerësoj situatën në mënyrën e duhur në Ukrainë.

- Advertisement -

Në këtë fjalim gjithashtu pritet që ai të tregoj se njësia Ëagner, po përgatitet të dërgojë një numër të madh trupash për të luftuar krah rusëve.

Ata ka të ngjarë të përdoren si “ushqim për top” në përpjekje për të kufizuar humbjet ushtarake ruse.

Fleming do zbulojë indikacione se suImuesit kibernetikë rusë po “kërkojnë objektiva” në vendet që kundërshtojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

- Advertisement -

Drejtori do të thotë se këshilltarët e Putinit kanë frikë t’i tregojnë të vërtetën për atë që po shpaloset në Ukrainë, sipas një kopjeje paraprake të fjalimit, i cili po zhvillohet në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit