Inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe ka thënë më 1 prill se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e fshatrave, Sloboda dhe Lukashivka, në jug të qytetit Çernihiv.
Këto fshatra gjenden në mes të Çernihivit dhe kryeqytetit ukrainas, Kievit.
“ Ukraina ka vazhduar të bëjë kundërsulme të suksesshme, por të kufizuara, në lindje dhe verilindje të Kievit”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.
Sipas saj, si Çernihivi, ashtu edhe Kievi, kanë qenë subjekte të sulmeve të vazhdueshme me raketa, pavarësisht pretendimeve ruse për zvogëlim të aktivitetit në këto rajone./rel