1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vendimi historik në SHBA, 1 milion fuçi naftë në ditë nga rezervat

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden bën lëvizje të paprecedenta për të lehtësuar dhimbjen në pikat e karburantit.

“Askush nga familjet nuk duhet të vuajë kostot e naftës sepse një diktator vendos të nisë një luftë”, tha Biden.

- Advertisement -

Për 6 muaj, një sasi rekord prej 1 milion fuçish në ditë do të lëshohen nga rezervat strategjike të naftës, në përpjekjen për të reduktuar çmimet dhe për të shtuar presionin tek kompanitë, për rritjen e prodhimit.

“ Kjo nuk është koha për fitime rekord. Është koha për të vepruar në të mirë të vendit dhe të botës. Për të investuar në prodhimin e menjëhershëm që na duhet për t’iu përgjigjur Vladimir Putinit”, deklaroi Presidenti amerikan.

SHBA do të zhbllokojë rezervat e saj të naftës, çmimet në tregjet ndërkombëtare fillojnë të ulen
Pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë, çmimi i naftës në SHBA, por edhe në pjesën tjetër të botës, ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në vlera rekord. Futja në treg e një milion fuçive naftë në ditë është një mënyrë për të rritur furnizimet dhe do të shërbejë si një urë derisa kompanitë e naftës të shtojnë prodhimin.

- Advertisement -

Masa e shpallur nga Presidenti Joe Biden është më e madhja e kësaj natyre në histori: “Është koha të punojmë për pavarësi afatgjatë të energjisë në SHBA. Do të përdor çdo mjet në dispozicion për t’iu mbrojtur nga rritja e çmimeve të Putinit”.

Çmimet e naftës ranë me 3% pas njoftimit të Biden, në rreth 104 dollarë për fuçi. Një vit më parë, çmimi i një fuçie ishte 60dollarë. Presidenti synon gjtihashtu të përdorë një ligj federal për të inkurajuar masa që synojnë kalimin tek burimet më të pastra të energjisë dhe për të zvogëluar varësinë nga karburantet fosile.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit