2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Erdogan telefonon Putinin, cili ishte synimi i presidentit turk pas bisedës?

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike këtë të premte me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Mediat turke raportojnë se dy liderët diskutuan mbi takimin e 30 shkurtit në Stamboll mes negociatorëve nga Kievi dhe atyre nga Moska në përpjekje për arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund Iuftimeve në Ukrainë, të cilat u kanë marrë jetën me mijëra persona.

- Advertisement -

Sipas mediave në Turqi, Erdogan është duke synuar të kurorëzojë përpjekjet për paqe me një takim të nivelit më të lartë mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky në Turqi. “Do të ishim shumë të lumtur nëse do të arrinim të ndryshonim marrëdhëniet negative në pozitive mes dy liderëve”, mësohet të ketë thënë Erdogan pas telefonatës me Putin.

Megjithatë, Kremlini reagoi me një deklaratë pas suImit ukrainas, të pretenduar, në një depo nafte në territorin rus, duke thënë se kjo ngjarje e vështirëson edhe më shumë situatën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit